INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Fjalët vrasin të parat, pastaj plumbat!” Hahn, media s'është e lirë.

Rama: “Fjalët vrasin të parat, pastaj plumbat!” Hahn, media s'është e lirë.

Publikuar më: 11:45 09-11-2017

Ka kritikuar dhe fyer pafund mediat edhe pse vetë e quan thjesht opinion, por sot në ditën e lirisë së mediave, Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim dhe në këndvështrimin e tij mediat janë pjesërisht të lira. “Fjalët vrasin të parat, pastaj plumbat”, tha Rama teksa shtoi se mediat shkelin vetë të drejtat e të tjerëve. 

Ai foli dhe për ligjin: “Është rishikuar ligji për mediat audovizuale që ofron garanci të plota ligjore lidhur me distancën e forcave politike në media dhe bën të mundur që mediat të jenë të garantuara në raport me dorën e qeverisë sidomos me entet rregullatore dhe në operatorin publik. I gjithë ky proces për hartimin e ndryshimeve ligjore është hartuar me një plan veprimi që ka qenë i miratuar me KE dhe BE, por edhe me ndihmën e OSBE,” tha kryeminsitri.

Në konferencë ishte dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn që ka ngritur shqetësimin se gazetaria nuk është e lirë në Ballkanin Perendimor dhe se nuk është profesionale dhe se për këtë përgjegjës janë në shumë raste liderët politikë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205