INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpool vendos shifër të çmendur për transferimin e Salah

Liverpool vendos shifër të çmendur për transferimin e Salah

Publikuar më: 18:48 20-03-2018

Mohamed Salah po kalon një formë të shkëlqyer tek skuadra e Liverpool. Ai ka shënuar 28 gola në 31 ndeshje që ka luajtur këtë sezon. Statistikat e mira që ka regjistruar egjyptiani ka bërë që shumë ekipe të kërkojnë shërbimet e tij.

“Thë Reds” duan të përfitojnë sa më shumë nga lojtari dhe për këtë i kanë vendosur një klauzolë të madhe prej 228 milion euro. Nëse arrin të bëhet një transferim i tillë do të bëhej kalimi më i shtrenjtë në histori duke kaluar kështu transferimit të Neymar tek PSG për shumën e 222 milion eurove.

Barcelona, Real Madrid dhe PSG janë ekipet që kërkojnë shërbimet e sulmuesit duke përgatitur kështu edhe oferta për klubin anglez. Liverpool ka qenë i qartë më ekipet që duan Salah duke kërkuar që të paguajnë klauzolën e tij prej 228 milion euro. 25-vjeçari u transferua nga Roma verën e kaluar për 50 milion euro, ndërsa tani ka një klauzolë gati e 5-së fishuar.

Article Logic
Execution time: 0.0072150230407715