INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loja në prezencë të të rriturit

Loja në prezencë të të rriturit

Publikuar më: 09:42 24-05-2018

Loja në prezencë të të rriturit i jep udhë zhvillimit psikoemocional dhe gjuhësor duke e ndërthurur me zhvillimin e zhdërvjelltësimin trupor. Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mëndje-trup. I vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e ti ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të arrijë atë përqëndrim që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad. Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti dhe që mund tja dale. Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron. 

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0022659301757812