INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojtarët e Arsenalit, bëjnë  simbolin e shqiponjës dhe këndojnë  këngët e këtij reperi shqiptar [VIDEO]

Lojtarët e Arsenalit, bëjnë simbolin e shqiponjës dhe këndojnë këngët e këtij reperi shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 21:33 18-11-2017

Ndërsa atmosfera elektrizuese mbush ajrin dhe fansat presin të shohin lojtarët e preferuar në fushë, në dhomat e zhveshjes secili prej tyre ka rutinën e tij parapërgatitore për ndeshjen.

Pothuajse të gjithë përpiqen të relaksohen në mënyrën e tyre. Dikush lutet, dikush bën stretching e dikush tjetër dëgjojnë muzikë. Kjo është pikërisht forma e zgjedhur në rastin e Granit Xhakës. Futbollisti shqiptar që luan me Arsenalin, duket se përpara se të këndojë himin kombëtar në fushë, “nxemjen” e bën me këngët e Noizyt. Por reperi nuk është vetëm i preferuari i Xhakës, pasi të njëjtat shije muzikore me të duket se ndan edhe shoku i tij i grupit, i cili teksa këndon krah Xhakës, nuk heziton madje të bëjë edhe simbolin e shqiponjës me duar. Ku ka më mirë se kaq për të mbajtur lart frymën e grupit? /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438