INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana u akuzua për mashtrim dhe zhvatje parash, vëllai i reper-es sqaron të vërtetën: ‘’Unë nuk do të isha i lirë...’’ [VIDEO]

Loredana u akuzua për mashtrim dhe zhvatje parash, vëllai i reper-es sqaron të vërtetën: ‘’Unë nuk do të isha i lirë...’’ [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 08-05-2019

Një lajm ka tronditur sot mediat shqiptare dhe ato evropiane. Reperja e njohur Loredana është vënë në qendër të akuzave për zhvatjen e parave dhe mashtrimit të një çifti zvicerian.

Ajo është arrrestuar për tu marrë në pyetje nga policia, nëse është e vërtetë që ka detyruar çiftin t’i japë 1 milino euro.

Getinjo ka reaguar për këtë rast duke i cilësuar këto akuza si gënjeshtra, ndërsa nga Mozzik ende nuk kemi asnjë fjalë.

Së fundmi edhe vëllai i Loredanës ka hedhur dritë për atë çfarë po ndodh. Sipas tij këto po bëhen për të dëmtuar imazhin e artistes, “rrena” nga ata që i duan të keqen:

“Po të ishte kjo krejt e vërtetë çka po shkruhet në medie, unë nuk do të isha sot në liri më 8 maj 2019. Këto janë rrena, këto janë fjalë të fëlliqta. Ata që na kanë inati…”, shprehet ai duke e lënë fjalën përgjysmë në një video.

Më tej ai vazhdon sqarimin e të gjithë situatës:

“Këto janë montazhe, s’po i kuptoj as vetë. Derisa nuk merret një vendim nga gjykata, je i pafajshëm. Unë atë gru kurrë në jetën time nuk e kam pa as nuk e njoh, ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam folë me të, osë ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush e ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike, ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioz."- është shprehur Zefi.

"Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj Loredanës. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para tri viteve pra?"- vazhdon vëllai i reperes.

"Ma kanë kontrollu facebookun mi kanë pa fotografitë me kryeministrin edhe hajt kanë thanë t’ja fusim edhe këtij. Unë s’jom tu kuptu, ka njerëz që ja kanë inatin motrës teme edhe Mozzikut, dhe e shfrytëzojnë rastin kështu, po dojnë me u hakmarrë."- ka rrëfyer Bekim Zefi për gazetën “Express”.

Këto akuza vijnë menjëherë edhe pas lajmit të bujshëm të një media zviceriane në të cilën ofendoheshin rëndë shqiptarët, duke marrë si shembull çiftin Mozzik dhe Loredana dhe hitin e tyre të ri “Romeo & Juliet”.

Bekim Zefi from IN TV ALBANIA on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666