INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lori Hoxha i thotë fjalët më të ëmbla Sarës në këtë ditë të veçantë [FOTO]

Lori Hoxha i thotë fjalët më të ëmbla Sarës në këtë ditë të veçantë [FOTO]

Publikuar më: 00:29 24-11-2017

Sara Hoxha dhe Lori Hoxha janë dy motrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë bashkë edhe pse kanë angazhime të shumta. Ato janë mjaft të afërta me njëra-tjetrën dhe kjo tregohet shpesh në postimet e tyre, ku gjithmonë vërejmë shkrime apo komente interesante.
Dhe “çmimi” për postimin më të mirë të ditës i shkon Lorit, e cila ka zgjedhur “Ditën e Falenderimeve” për t’i thënë disa fjalë të ëmbla. Nëpërmjet një fotoje në Instagram ajo i shkruan këto fjalë zemre, motrës së saj më të vogël:
“Jam falenderuese për të. Nëse më njihni mua, duhet ta dini që e kam familjen mbi gjithçka dhe jam falenderuese çdo ditë që jam kaq e bekuar sa ta jetoj çdo ditë me ta. Numëroni bekimet tuaja.”

FJALT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389