INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lot e lutje në sy të Kryeministrit, 17 vjeçari që ka humbur babanë pa punë dhe shtëpi [VIDEO]

Lot e lutje në sy të Kryeministrit, 17 vjeçari që ka humbur babanë pa punë dhe shtëpi [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 02-07-2018

Një pamje aspak e zakontë është shfaqur sot në zyrën e Kryeministrit Edi Rama. Një 17 vjeçar nuk ka mundur të mbaj lotët për situatën e vështirë që po kalon familja e tij. Prej pak muajsh ai ka humbur babanë, ndërsa familja tashmë nuk ka as shtëpi dhe as të ardhura. Lot dhe lutje kryeministrit për punë dhe strehim. 

17 vjeçari:
Këtë barrë që më ka ra tash 4-5 muaj është shumë e rëndë. Nuk ja dija as babait sa ishte gjallë. Kërkoj nga zoti Kryeministër të paktën vetëm strehimin ta kem të sigurtë. Sepse dita ditës shtëpia po shembet, dhe xhaxhallarët kërkoj që të dal nga ajo shtëpi sepse nuk është e imja”.
Lotët nuk e kanë lejuar ta çojë deri në fund mesazhin e tij, ndërsa kryeministri shprehu angazhimin për ta zgjidhur këtë çështje pavarësisht kufizimeve të qeverisë.
Edi Rama:
Ne jemi shuam të angazhuar që të adresojmë por sigurisht që kemi dhe ne kufizimet tona. Por kjo zdo të thotë se heq nga vetja përgjegjësinë për të bërë bërë përpjekjen e duhur”.
Por të tjerë qytetarë të cilët kanë gjetur zgjidhje në platformën shqipëriaqëduam.al, nuk nguruan që të nxjerrin në pah problematika të mëdha në zyrat shtetërore.

Article Logic
Execution time: 0.0028989315032959