INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndarë? Na e thotë vetë Luana! [FOTO]

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndarë? Na e thotë vetë Luana! [FOTO]

Publikuar më: 10:16 11-11-2018

Prej kohësh është përfolur për jetën private të moderatores Luana Vjollca dhe për lidhjen e dashurisë me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçajn.

Kjo lidhje gjithmonë është munduar që të mbahet e fshehtë nga publiku. Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Luana dhe Krenari janë fotografuar së bashku dhe jo rrallëherë kanë rënë në sy të fansave të tyre, komentet që ai ka bërë në fotot e moderatores seksi. Mirëpo së fundmi u çuditëm kur vumë re se Luana dhe Krenari kanë fshirë njëri-tjetrin nga “Instagrami” , rrjeti social ku ishin shumë aktivë pasi shpesh shkëmbenin komente dashurie me njëri-tjetrin.

Por e dini se Luana me anë të një postimi na ka treguar shumë?

Në rregull, mund të ketë hequr Krenarin nga 'followers' e saj pas ndonjë zënke të vogël, por menjëherë ka postuar një foto ku duket mjaft seksi dhe mbishkrimi është ai që na lë të kuptojmë se ajo vazhdon të jetë e ëmbla e Krenarit, pasi ai shpesh herë e quan kështu.

"Sweet Apple Pie" shkruan Luana, duke na kujtuar edhe njëherë sesi e thërret ajo veten dhe i dashuri i saj, Krenari. Pra një ndarje nuk kemi, por mbase thjesht mbase një zënkë e vogël mes çiftit bëri që dyshja të bëjnë 'unfollow' në Insta./intv.al/

11299d83-dbfb-4474-8f56-743070b7c2c4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951