INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca në hall të madh, shihni si ''e masakrojnë'' fansat për këtë detaj! Kanë të drejtë? [FOTO]

Luana Vjollca në hall të madh, shihni si ''e masakrojnë'' fansat për këtë detaj! Kanë të drejtë? [FOTO]

Publikuar më: 17:17 11-10-2018

Prej dy javësh ka nisur puntata e parë e sezonit të dytë të emisionit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja Luana Vjollca tregoi se në këtë sezon ajo mban edhe rolin e autores së vetme. Por një tjetër ndryshim lidhet edhe me drejtuesit që do të shfaqen krah saj. Në sezonin e parë Edi Manushi dhe Gent Hazizaj ishin partnerët e Luanës dhe mbanin rolin e kryetarëve të skuadrave kundërshtare. Këtë sezon ata nuk do të jenë bashkëpunëtorët e moderatores, pasi në vend të tyre do të shikoni aktorët e humorit Florjan Binajn dhe Adi Pojanën.

Këta të fundit do të kenë rolin e kryetarëve të skuadrave, të cilat do të vihen përballë njëra-tjetrës përmes lojërave apo sfidave të ndryshme. Mirëpo siç duket ky sezon i ri nuk i ka pëlqyer shumë fansave dhe kanë lëshuar një sërë kritikash.

JD.png

 

Në komentet e Youtube, thuhet se vërehet mungesa e Fifit që bënte atmosferë me këngë shqip, ndryshe prej Marsela Çibukajt që po i humb komplet dinamizmin programit me interpretime vetëm në anglisht. Më pas, kritikë tjetër është përsëritja e personazheve. Në dy puntatat e para, shumica dërmuese e të ftuarve kanë qenë të parë më herët teksa nuk është pëlqyer as fakti që Luana po thërret shumë politikanë në studio.

Mangësi tjetër, vënë në pah nga komentuesit është reduktimi i numrit të mysafirëve. Nuk po pëlqehet as dyshja e kapitenëve, kryesisht Adi Pojana.

fat.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219