INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca shtatzënë? Këto foto të reja sapo ngritën shumë dyshime rreth këngëtares[FOTO]

Luana Vjollca shtatzënë? Këto foto të reja sapo ngritën shumë dyshime rreth këngëtares[FOTO]

Publikuar më: 20:00 09-08-2019

Luana Vjollca di shumë mirë si të tërheqë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja dhe moderatorja e famshme në ditën e sotme ka publikuar një set fotografik që ka lënë gojëhapur të gjithë ndjekësit dhe admiruesit e saj, duke u shfaqur me një stil tamam si një sirenë deti. Ajo pozonte me flokët e lagura dhe një fustan transparent vërtet tërheqës.

"Shpirti i një sirene", shkruante Luana në fotot për të cilat u komplimentua shumë.

Pas atyre ku tregonte vetëm fytyrën, këngëtarja pak më parë postoi edhe një tjetër foto nga seti i ri fotografik, por këtë herë duke na treguar të gjithë trupin.

Pikërisht te kjo foto vihet re qartë barku i rrumbullakosur i Luanës. Duke qenë se ajo është shfaqur gjithnjë në super formë, fansat kanë nisur të aludojnë se Luana është shtatzënë.

Kujtojmë që prej disa vitesh, këngëtarja është në një lidhje me biznesmenin Krenar Çoçajn.

-640-0-5d4d8a34c7214.jpg

-640-0-5d4d8a360ca03.jpg

-640-0-5d4d8a373ca6d.jpg

-640-0-5d4d8a36a1c27.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024251937866211