INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca, vajza që të inspiron për të mos hequr dorë nga ëndrrat e tua! 5 arsye se pse duhet ta duam atë!

Luana Vjollca, vajza që të inspiron për të mos hequr dorë nga ëndrrat e tua! 5 arsye se pse duhet ta duam atë!

Publikuar më: 11:19 20-10-2018

Një ndër këshillat më me vlerë që mund të kem marrë gjatë jetës është që kudo dhe në gjithçka të shohësh gjënë pozitive, prandaj me këtë shprehje dua ta nis këtë shkrim, ku në qëndër do të jetë moderatorja Luana Vjollca. 

Ajo është ndër femrat më të bukura të vendit tonë, por në të njëjtën kohë ndër më të ndjekurat dhe më të komentuara. Gjatë punës sime si gazetare në web, kam vënë re që edhe lajmet më të klikuara janë ato ku flitet për Luana Vjollcën. Por ajo çfarë të bën më shumë përshtypje është fakti që pavarësisht se është ndër njerëzit më të ndjekur, komentet që i lënë nëpër foto nuk janë edhe aq pozitive, madje e kritikojnë rëndë. Sigurisht që një pyetje me siguri i bën Luana vetes, por ndërkohë edhe ne: pse kur nuk e pëlqeni e ndiqni dhe hidhni vrer (vrer të akumuluar nga jeta juaj) tek ajo?

Luana nuk iu ka dhënë shumë rëndësi këtyre komenteve, madje as nuk është marrë fare me to, madje as nuk denjon t’i fshijë, sepse thjesht ajo nuk ka ‘frikë’ nga to.
Akoma nuk e kam kuptuar pse duhet ta kritikojnë aq shumë, sepse nëse do ta keni ndjekur Luanën që nga fillimi i saj do të kuptonit që ajo është një vajzë kaq e gjallë, plot ëndrra dhe pasione dhe kaq shumë pozitive dhe punëtore.

Karrierën e saj mediatike e ka filluar si velinë, e cila qysh atëherë është pikasur nga të gjithë, për pozitivitetin që përçonte në ekran, shkakthësinë dhe bukurinë. Dhe po, Luana ka qenë e bukur qysh atëherë, mjaft duke bërë krahasime të pavend!

11377220-1087188014628984-6118202766008144305-n.jpg

 

Intervistat e rralla që ajo ka dhënë është shprehur gjithnjë që gjithmonë e ka dashur televizionin dhe muzikën dhe për të janë dy pasione që do të ecin paralelisht në jetën e saj.
Që kur ishte e vogël ajo këndonte dhe e dinte që një ditë do të bëhej një këngëtare dhe do të realizonte koncerte pafund. Kjo verë ka qenë pikërisht dëshmia që ia doli dhe realizoi ëndrrën e saj. Ashtu si Luana, por edhe ne, kemi dalë në konkluzionin që puna është çelësi i vetëm që fshihet pas suksesit!

42835535_2264789210202186_6452717728313638912_n.jpg

fdv.png

 

 

Kemi plot arsye se pse duhet ta duam Luana Vjollcën dhe po mundohem që t’i rendis shkurt dhe saktë!

1.Mund të them që Luana Vjollca është simboli i femrës së palodhur dhe një insprim për shumë vajza që ato të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre edhe nëse do kenë gjithë botën kundër! Mjafton të përmendim se sa skeptikë janë njerëzit që e njohin Luanën, por pavarësisht mosbesimit të tyre, ajo ka pasur më të lartë vetëvbesimin dhe ia ka arritur që t’ia dalë në gjithçka që merr përsipër të bëjë.

gdf.png

 


2.Për t’u ndalur edhe njëherë tek skeptikët dhe moralistët e tepërt që mendojnë se muzika e saj nuk është vërtet muzikë dhe e paragjykojnë. Më fal kush e ka definuar që muzika duhet të jetë gjithmonë filozofi dhe se misioni i Luanës në këtë jetë duhet të jetë që të shpërndajë mesazhe dhe moral nëpërmjet muzikës së saj? Më fal pse kaq shumë drama? Pse nuk e shijoni dhe të çoheni të kërceni nën ritmet e këngëve që janë pikërisht për t’u argëtuar? Sepse po, këngët e saj janë për të na argëtuar dhe për të kërcyer!

jhj.png

 

 


3.Një ndër arsyet e tjera se pse duhet ta duam Luanën është për faktin se sa përkushtim dhe dashuri dhuron për familjen e saj.

 

yjfh.png

gf.png

hjikm.png

 


4. Se ajo do që të jetë në qëndër të mediave vetëm për shkak punës së palodhur dhe suksesit të saj dhe jo nëpërmjet jetës personale dhe është për t’u duartrokitur fakti se sa me fanatizëm e mbron jetën e saj private.

lui.png

 


5.Duhet ta duam Luanën për faktin që na ka treguar se nuk mjafton vetëm që të jesh e bukur dhe të kesh hire seksi për të pasur sukses, por duhet shumë punë dhe përkushtim tek gjëja që po punon. Prandaj ajo është këtu ku është (si autore programi, moderatore dhe këngëtare) për hir të punës së palodhur. A nuk duhet ta falenderojmë Luanën që çdo të shtunë mbrëma na sjell një program argëtues me të qeshura pafund? Unë mendoj se po…

auto_28055678_1959014664112977_3966261651684361655_n1518883764.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043869018554688