INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha akuza të forta për Edi Ramën: Padrinos i ra alibia

Lulzim Basha akuza të forta për Edi Ramën: Padrinos i ra alibia

Publikuar më: 23:26 19-06-2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas video përgjimeve të publikuara nga Bild. Lideri i opozitës shkruan në Facebook se Edi Rama është padrino i krimit në Shqipëri.

‘Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar’, shkruan Basha.

Sonte gazeta gjermane "Bild" publikoi përgjime të reja që tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve pretendohet se është ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri që përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Në një përgjimi tjetër dyshohet si i përfshirë deputeti dhe anëtarin i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975