INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha denoncon ngjarjen: Qytetari merret peng dhe torturohet, policia e fsheh

Lulzim Basha denoncon ngjarjen: Qytetari merret peng dhe torturohet, policia e fsheh

Publikuar më: 20:20 15-10-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar një ngjarje, sipas tij, tepër të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Fierit por është fshehur nga policia.

Basha ka postuar mesazhin e një polici i cili pretendon se Renato Çami, person që sipas tij ka lidhje dhe mbështetje nga Gramoz Ruçi, ka marrë peng një person dhe e ka torturuar.

Denoncimi i plotë:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.

Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij.

Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547