INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
M'bani za po patë një njeri!

M'bani za po patë një njeri!

Publikuar më: 16:23 09-11-2017

Nga Ida Nurçe

Hajt të gjithë sëbashku të këndojmë himnin e jetës! T'i thurrim lavde! Të themi për dy minuta që "jeta është e bukur"! Të themi për 3 sekonda që "jeta është e shkurtër, le ta shijojmë"! Të bëhemi pozitivë, optimistë, të dashur, të respektueshëm, të qeshur....

Dhe pastaj të kthehemi sërish te ato fytyrat e ngrysura që na karakterizojnë si popull! Le të kthehemi te ajo energjia negative duke thënë që "ky vend nuk bëhet"! Le të pezmatojmë edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne! Ahh çfarë kënaqësie është!!! Zor se gjen kënaqësi më të madhe! Le të shajmë ata që nuk janë të pranishëm! Fundja, ça muhabeti tjetër do bëjmë ne?! Punë nuk ka, që të flasim për punën. Femra nuk ka, se të gjitha janë ku*va. As meshkuj nuk ka, se të gjithë janë të pabesë. Nuk ka asgjë të bukur për të folur në këtë jetë në Shqipëri! Ndaj o burra, le të shajmë,  të fyejmë, të dalim edhe nëpër televizione me deklarata të forta injorance dhe me pankarta debil'lliku! Le të vazhdojmë sërish atë që kemi nisur, se pozitivitetit nuk ia ka parë njeri hajrin! Po pse o pseeee?! Pse dreqin kaq negativitet?! Jetoni për veten more njerëz, shijojeni atë që ju është dhuruar!

Njerëzilliku... po e gjetët m'bani za!

Falenderojmë Ida Nurçe  për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156