Punoni natën? 3 Gjërat që duhet të dini!

Dec 06, 2016
Njerëzit që punojnë natën duhet të kenë kujdes për mënyrën e jetës së tyre.
Ekspertët kanë lajmëruar se duhet të kënë kujdes për disa gjëra specifike. Të lësh gjumin e natës dhe të shkosh të punosh dihet që është një sakrificë, por duhet të ndiqni këto këshilla:
 
1. Pasi mbaroni turnin mos përdorni kafeinë
Në fillim të turnit ajo ju ndihmon të jeni më të kthjellët, pormos gaboni ta përdorni atë pasi mbaroni. Efekti do ishte negativ, pasi nuk do ju lejonte të qetësoheshit, pas orëve të gjata të punës natën. 
 
2. Mendoni se jashtë është ditë
Psikologjike është çdo gjë. Intv.al shton se nëse e ushqeni veten me idenë se jashtë është ditë, do e keni më të lehtë të harronit gjumin e rehatshëm që mund të bënit dhe të përqëndroheshit te puna.
 
3. Lëvizni
Edhe nëse nuk do kishit mundësinë për t’u shkëputur nga vendi i punës, sërish lëvizni, pasi do ndiheni më të kthjellët.Mos u ndikoni nga fakti se është natë, ju jeni në orarin tuaj të punës!
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll