3 Kolegët më të mirë bazuar te shenja e horoskopit

Dec 22, 2016
Në këtë artikull do ju sjellim se cilët janë kolegët më të mirë bazuar te shenja e horoskopit.
Sipas ekspertëve në këtë fushë, dominojnë 3 prej tyre. Ato janë: Gaforrja, peshorja dhe shigjetari.  Për më tepër shikoni detajet rreth tyre:
 
1. Gaforrja
Njihet si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Njerëzit që i përkasin shenjës së gaforres nuk mund të lëndojnë një koleg në punë, pasi janë shpirtmirë. Ata, sipas intv.al  janë bashkëpunues në punë dhe sensi i humorit i bën të konsiderohen kolegë të mirë.
 
2. Peshorja
Intv.al shton se një koleg i kësaj shenje nuk do e merrte mundimin t’ju bënte keq. Janë shumë punëtorë dhe  kontribojnë në vendin e punës. Peshoret janë njerëz që ndihmojnë  pa interes dhe kjo gjë i bën mos të krijojnë  konflikte në punë.
 
3. Shigjetari
Kjo shenjë njihet për natyrën argëtuese dhe pikërisht  optimizimi që përcjellin në vendin e punës i bën të jenë kolegë të mirë. Shigjetarët në shumicën e rasteve, dinë të ndajnë  qejfin nga  puna dhe janë të përgjegjshëm. Nuk janë tipa të mërzitshëm, gjë që ka rëndësi në produktivitetin e punës!
 
Burimi: Scope Future
Përshtati: Anisa Bega
 
radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll