Kjo është shenja më romantike e horoskopit. Zbulojeni tani!

Feb 14, 2017
Shenjat e horoskopit e kanë të specifikuar edhe faktin sa janë romantikë.
Sipas intv.al kryeson shenja e gaforres. Ekspertët shtojnë se shenjat e ujit janë emocionale dhe e kanë të zhvilluar intuitën. Shenjat e tjera janë romantike,sipas mënyrës së tyre, por gaforrja është mbretëresha e romancës.
 
Ata që i përkasin shenjës së gaforres, janë ekstremisht romantikë dhe bëjnë të pamundur për të krijuar një atmosferë të tillë me personin e zemrës. Gaforret janë të dobët emocionalisht, sidomos nëse zhgënjehen në dashuri. Këto persona e përjetojnë më keq nga të gjithë humbjen në dashuri. Sipas intv.al dashurojnë pa kushte dhe duan të ndihen të dashuruar gjatë gjithë kohës, pasi i jep më shumë forcë për të ecur përpara.
Nëse një gaforre vërtetë dëshiron t’ju bëjë për vete, lufton shumë derisa ia arrin qëllimit. Personat e kësaj shenje janë shumë të sjellshëm dhe nuk harrojnë ta bëjnë partnerin të ndihet mirë.
Darkat romantike dhe surprizat e këndshme janë një ndër gjërat më të rëndësishme për njerëzit e kësaj shenje. Dashuroni, si një gafore dhe do e shikoni botën plot ngjyra  të larmishme.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll