Zgjedhje 2017

    Si puthin femrat sipas shenjës së tyre të horoskopit

    Apr 21, 2017

    Mënyra se si ti puthesh varet shumë nga karakteri dhe individualiteti jot.

    Por ne e dimë se astrologjia dhe konkretisht shenja jote e horoskopit ndikon në personalitetin tënd, madje edhe në mënyrën se si ti puth dhe shpreh dashurinë tek ata që do.

    Prandaj le të shohim si puthin femrat e shenjave të ndryshme të horoskopit.

    DASHI (21 Mars – 20 Prill)

    Ti nuk je një tip i cili i planifikon gjërat në detaje dhe të pëlqen spontaniteti dhe e papritura, prandaj edhe puthjet e tua janë tilla: spontane, të thella dhe plot pasion.

    DEMI (21 Prill – 20 Maj)

    Ti je një tip shumë i ndjeshëm dhe i paduruar dhe puthjet për ty janë një mënyrë për të shprehur dashurinë tek njerëzit që vërtet do. Puthjet e tuaj janë plot ndjenjë dhe një kombinim i ëmbëlsisë, delikatesës dhe pasionit.

    BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

    Ti je një tip që ke një botë të pasur për tu shprehur dhe të zjejnë mijëra mendime në kokë në të njëjtën kohë. Prandaj puthja për ty është një mënyrë për tu për përqëndruar dhe për të shprehur botën tënde. Puthjet e tua janë të gjata dhe shumë rrëmbyese.

    GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

    Ti je një tip shumë i ndjeshëm në natyrë dhe puthjet e tua pasqyrojnë botën tënde shhpirtërore. Ti puth ëmbël dhe shumë lehtë por shumë shpesh dhe pret të njëjtën reagim nga partneri.

    LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

    Ti je ndër ato shenja që i shijon në maksimum puthjet. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se kur ti puth po merr pjesë në kastinget e filmave më romantikë në botë. Prandaj je me fat nëse ke një partner u cili dëshiron të puthet po kaq me zjarr e pasion si ti.

    VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

    Ti je një tip që mendon gjatë gjithë kohës prandaj e ke të vështirë të shkëputesh totalisht për të shijuar kënaqësitë fizike. Por nëse dikush të pëlqen, puthjet e tua janë të gjata, të ëmbla dhe të qeta, duke i treguar partnerit tënd se sa i rëndësishëm është ai për ty.

    PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

    Ti je një tip shumë romantik dhe i adhuron puthjet, prandaj ti puth në mënyrë shumë të ëmbël, lozonjare, dhe njëkohësisht të thellë e të gjatë, gjë që i pëlqen shumë partnerit tënd apo të dashurit tënd të zemrës.

    AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Ti je një uragan i vërtetë në dashuri. Puthjet e tua janë plot pasion dhe gati magjike dhe vetëm përmes tyre ti mund të bësh për vete çdo mashkull që dëshiron.

    SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Ti jë një tip shumë spontan dhe të pëlqejnë aventurat. Prandaj të njëjtën gjë ti bën edhe me puthjet, duke eksperimentuar nga puthjet shumë të thella franceze deri tek puthjet e pafajmshe e shumë të ëmbla si “krahët e një future”.

    BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Ti je një tip që përpiqesh shumë në çdo gjë që bën e merr përsipër, prandaj të mungon spontaniteti dhe ndihesh në siklet nëse diçka nuk shkon sipas planit. Prandaj në rastin e puthjeve ti arrin të marrësh kënaqësi dhe të ndihesh vetvetja vetëm kur bindesh se partneri yt e pëlqeu puthjen tënde.

    UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

    Ti ke një karakter shumë të qetë e të fafajshëm dhe je shumë e komunikushme dhe miqësore. Edhe puthjet e tua janë të tilla, të ëmbla, fëmijnore dhe gati platonike.

    PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

    Ti je një tip shumë romantik dhe njëkohësisht kreativ. Por nga ana tjetër e ke të vështirë ta ndash botën tënde me të tjerët. Por nëse e do dikë, ti di si të puthësh ëmbël dhe në mënyrë shumë shpirtërore duke i prekur atij “ telat e shpirtit”.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll