Zgjedhje 2017

    5 gjëra që femrat mendojnë se janë seksi, kurse meshkujt jo

    May 18, 2017

    Në lëmin e dëshirave, preferencave dhe të qenit apo jo seksi, duket se këndvështrimi i meshkujve dhe femrave, në disa raste, shkojnë në binarë të ndryshëm.


    Me poshtë janë 5 momente të cilat nëse për femrat tingëllojnë si shumë seksi, përkundrazi, për meshkujt tingëllojnë gati-gati qesharake.

    1. Thonjtë tepër të gjatë. Ndoshta për ndonjë VIP në ndonjë videoklip, thonj të tillë edhe kanë kuptim dhe e bëjnë atë vërtet seksi, por për meshkujt nuk mund të thuhet se tingëllon po aq normale nëse kjo mode shtrihet edhe në jetën e përditshme. Në këtë rast, këshillohet që të adoptohet më mirë një manikyr qeë krijon një përfytyrim të tille. Në fund të fundit, jeta nuk është një videoklip.

    2. Përdorimi i fjalëve tepër të “ëmbla”. Përdorimi i fjalëve të tilla për femrat është shumë i pëlqyeshëm, dhe kjo ndoshta i krijon atyre mendimin se në këtë rast bëhen më shumë seksi. Por jo gjithmonë është kështu për seksin tjetër, Fjalë si zogu, maçoku, mjalti.... në përgjithësi, sidomos kur kalohet masa, për meshkujt humbasin vlerën. Kjo do të thotë që gjithsesi, edhe të tilla fjalë kanë vendin e tyre, por me masë.

    3. Truku i renduar i llojit Lady Gaga. Duhet të dini se përgjithësisht meshkujt parapëlqejnë trukun e lehtë, sa më pranë natyrales, madje ngandonjëherë edhe të “egër”. Sigurisht që kur truku është i nevojshëm për të mbuluar ndonjë defekt, ndoshta një përjashtim lejohet, por të prezantohesh me buzë super të lyera dhe sytë gjithë dritë-hije, për shumë meshkuj nuk është një gjë e pëlqyer.

    4. Pozat artificiale. Edhe pse shumica e meshkujve hapin sytë kur përpara i kalon një femër që e mban veten, ndryshon situata kur është fjala për femrën tende...Të qenit e shkujdesur në poza dhe sa më shumë spontane, rezulton të jetë më shumë tërheqëse dhe seksi në sytë e meshkujve.

    5. Diskutime te impostuara. Për shumë femra, një prej armeve të tyre të joshjes mendojnë se është edhe të treguarit sa më shumë e emancipuar, e ditur, e shoqëruar kjo me diskutime akademike, jashtë realitetit. Sigurisht që një gjë e tillë ka sens nëse ai që kemi përballë është gjithashtu më të njëjtat karakteristika, por rreziku është që në syrin e një mashkulli të zakonshëm, të përfundosh më shumë vulgare se interesante dhe seksi.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll