Zgjedhje 2017

    5 gjëra që nuk duhet t'i mbani të fshehta partnerit

    May 19, 2017

    Thjesht i bëni dëm marrëdhënies tuaj dhe vetes.

     

    Ëndrrat tuaja
    Ndoshta është e vështirë fillimisht të flasësh për dëshirën tuaj për të patur fëmijë sëbashku, apo për t’u zhvendosur në një vend tjetër, por të jesh e hapur me partnerin për ëndërrat dhe dëshirat tuaja është e vetmja mënyrë që ato të jenë potencialisht të realizueshme.

    Situatën financiare
    Duhet të jeni financiarisht të zhveshur me partnerin. Të qenurit në dijeni të situatës financiare, i bën partnerët më të kujdesshëm lidhur me shpenzimet ndërkohë që e kundërta do të mund ta përkeqësonte edhe më tepër gjendjen.

    Aktivitetin online
    Dhe me këtë nuk e kemi fjalën për password-et sepse një lidhje nuk nënkupton uzurpimin e privatësisë. Por shanset që partneri të shohë ndonjëherë historikun e browser-it tuaj janë të mëdha kështu që nëse keni diçka për të thënë, më mirë thuajeni përpara se të zbulohet.

    Problemet e mëdha
    Probleme në punë, në familje, me shëndetin...nuk ka rëndësi. Nëse është një gjë me rëndësi ndajeni me partnerin. Edhe nëse mund t’ju shkaktojë probleme me të, është një rrezik që duhet ta merrni përsipër me besimin se gjërat do të rregullohen gjithsesi.

    Preferencat seksuale
    Jini të sinqertë mbi çfarë ju pëlqen në dhomën e gjumit. Nuk ka asgjë për të patur turp. Shumë persona janë të pakënaqur seksualish nga partnerët dhe nuk e dinë se sa të lumtur do ishin në jetën seksuale sikur t’i bënin me dije partnerit se çfarë dëshirojnë të provojnë.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll