Nëse jeni fëmija i dytë i familjes, ja çfarë thotë studimi për ju

Jul 14, 2017

Shumica nga jush mund ta keni lexuar lajmin e një studimi që thotë se fëmijët e parë janë më të mençurit nga vëllezërit e motrat e tyre, por një studim i ri thotë se fëmijët e dytë janë më problematikë.

Studimi i ri pohon se fëmijët e dytë janë më të prirë të sillen keq, ndonjëherë edhe të shkaktojnë dëme të mëdha. Sipas raportit nga Joseph Dole, ekonomist, “mallkimi i fëmijës së dytë” mund të jetë i vërtetë.

Doyle dhe kolegët e tij thonë se fëmijët e dytë (veçanërisht djemtë) janë më të prirë të jenë më rebelë sesa vëllezërit e motrat e tyre.

Të dhënat e tyre, të cilat kishin përfshirë mijëra vëllezër përgjatë SHBA-ve dhe Evropës, kishin treguar se fëmijët e dytë kishin qenë 25 deri 40 për qind më shumë të prirë të futeshin në probleme serioze në shkollë apo të kenë probleme me ligjin.

Një shpjegim për këto të dhëna mund të jetë se stili i rritjes së fëmijës nga prindërit mund të ndryshojë, pasi që zakonisht fëmijët e parë marrin vëmendje më të madhe nga prindërit, përderisa fëmijët e dytë duhet të luftojnë për vëmendje. Pra, me rritjen e familjes, ndryshon dinamika.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll