A e keni menduar ndonjëherë se do të ishit pikërisht kështu në shtrat? Shenja juaj e tregon!

Jul 18, 2017

Sa e thjeshtë do të ishte sikur të mos prisnit deri në takimin e radhës për të bërë seks dhe më në fund për të zbuluar si është personi tjetër në shtrat, por ta kuptonit duke i bërë një pyetje shumë të thjeshtë.

Në vend ta tmerroni të birin/bijën e botës duke e pyetur që në takimin e parë ‘si është në shtrat’, pse nuk bëni diçka më të zgjuar dhe ta pyesni çfarë shenje horoskopi është.

Dashi: Pasionantët

Jeni shumë pasionantë dhe kemi vetëm një synim: të kaloni në orgazëm. Do bëni gjithçka duhet për të arritur atje. Partneri yt e adhuron faktin se ti gjithmonë tenton të provosh gjëra të reja, qoftë kjo e folura e pistë apo lodrat e seksit: mendja jote e hapur apo entuziasmi për gjërat e bën partnerin tuaj të ndihet shumë i mbështetur dhe me fat që ju ka.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Akrobacitë e tua të çmendura në seks

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Kur partneri vonohet shumë për të ardhur. S’është faji yt që je kaq i paduruar.

Demi: Aty për të ndejtur gjatë

Durimi dhe përkushtimi ju karakterizon edhe në dhomën e gjumit,ku vazhdimisht befasoni partnerin me gatishmërinë për të plotësuar çdo kënaqësi të tij. Partnerët e tu ndihen shumë me fat që të kanë, aq më tepër duke e ditur se ti s’do ta bësh kurrë pyetjen ‘hë erdhe’ dhe të shkatërrosh momentin. Nuk ju pëlqen të ndryshoni pozicionet, por partnerët s’është se ankohen.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Çfarë puthëseje e jashtëzakonshme je.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Kur je gati për të kaluar në orgazëm por partnerit ia jep truri të provojë një pozicion tjetër aspak njerëzor.

Binjakët: Mbretëresha e Kama Sutra-s

Natyra juaj e pavendosur hyn në lojë këtu. Keni gjithmonë një sërë alternativash dhe partneri adhuron faktin se sa të zonja jeni në komunikim. Nuk jeni aspak të turpshme kur vjen puna tek shprehja e fantazive tuaja, gjë që është shumë seksi. Çfarë ka më të bukur se vetbesim dhe komunikim?

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Gjithë skenaret e nxehta që ke menduar për të dy.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Është pak e çuditshme të shpjegosh që doni të ndryshoni pozicionin pas 3 sekondash dhe menjëherë më pas të ndërroni mendje dhe të thoni ‘kthehemi aty ku ishim’.

Gaforrja: Emocionalët

Është shumë e vështirë për ju të bëni seks pa emocione. Seksi më i mirë që keni patur ka qenë me atë që ju ka parë në dritë të syrit gjatë aktit. Keni momentet tuaja të pasigurisë, si në rastet kur keni pyetur ose po vdisni të pyesni partnerin nëse je më e mira që ka patur apo jo. Nuk është e vështirë që njerëzit të bien në dashuri me ju, jeni kaq magjepsëse dhe e mprehtë, dhe ka kaq shumë njerëz në radhë për ju, por sërish jeni të pasigurta. Përpiquni ta luftoni atë ndjesi dhe ecni me rrjedhën.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Si e pyete për ish-të dashurën pak përpara se t’i hiqje pantallonat.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Urinimi pas seksit. Duhet të ishit duke u përkëdhelur në krahët e njëri-tjetrit.

Luani: Aktorë të vërtetë!

Nga t’ja fillojmë? Ju e doni seksin dhe emocionet që vijnë me të. Dhe partneri juaj vdes të bëjë seks me ju. Por ajo që i pëlqen vërtet është sa prezent jeni ju gjatë aktit. Doni t’i bëni njerëzit të ndihen mirë dhe ju pëlqen kur ata janë të vetëdijshëm për talentin tuaj, që vështirë se gjendet tek dikush tjetër.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Sa inferior ndihet përpara tejenë çdo drejtim

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Ende ju duhet një pasqyrë që ju lejon të shihni veten gjatë gjithë kohës. Hej, pasqyrat e tavanit janë të shtrenjta!

Virgjëresha: E ndjeshmja

Nëse partneri nuk mbetet gojëhapur nga seksi fantastik, ti e merr personale. Menjëherë sapo mbaron pyet si ishte, sepse do të mësosh nga gabimet dhe të bëhesh një partner më i mirë. S’ka asgjë të keqe këtu. Meqë je pak e turpshme, mund të duhet pak kohë të hapesh plotësisht në shtrat, por kur ti je gati, edhe partneri është që ç’ke me atë punë.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Njohuritë tuaja enciklopedike rreth seksit. Njihni çdo zonë erogjene dhe çdo këshillë të çuditshme lidhur me seksin që qarkullon diku nëpër internet, ti e di mirë.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Pastrimi

Peshorja: Fantastikë për seksin me mesazhe

Së pari, duhet të ndaloni së shtiruri orgazmën. Nuk je tipi i ballafaqimeve, por me rënkimet boshe s’po i bën nder as vetes as partnerit. Të pëlqen loja në çifte dhe lidhja është shumë e rëndësishme për ty. E di që do marrësh atë që jep, prandaj jep shumë, me gjithë qënien tënde. Prandaj të pëlqen kaq shumë seksi me mesazhe. Është një lojë fjalësh dhe ti di kaq mirë të lesh pa fjalë partnerin me shprehjet e tua.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Çfarë mesazhesh SEKSI i ke dërguar.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Të kërkosh atë që do. S’mund ta kuptojnë vetë?

Akrepi: Intensivi

Të gjithë mund ta nuhasin nga larg sa të çmendur jeni në shtrat, por vetëm partneri juaj është mjaftueshëm me fat ta dijë si është në të vërtetë seksi me ju. Jeni të paparë në lojën me role dhe doni të përkëdheleni pas seksit, megjithëse pak mund ta kuptojnë këtë nisur nga natyra juaj.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Çfarë mrekullish bën me gjuhë.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Shumë njerëz mund të keqkuptojnë natyrën tuaj dhe të mendojnë se gjithçka doni është seks dhe asgjë më shumë. Por ju doni edhe ndjenja dhe emocione.

Shigjetari: I bën të gjithë të qeshin

Seksi me ju është gjithmonë argëtues. Partneri vdes për sensin tënd të humorit dhe si gjërat nuk bëhen kurrë të çuditshme me ty. Je ndër të rrallët që mund t’ia këpusë ndonjë batute gjatë seksit pa e bërë të duket aspak e çuditshme. Energjia dhe optimizmi të bëjnë shumë seksi për të tjerët. Keni aftësinë t’i bëni të gjithë të ndihen si njerëzit më të rëndësishëm në dhomë.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Je gati për raundin e dytë menjëherë pas të parit.

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Meqë jeni kaq të mirë në seks, urreni faktin pse të gjithë do të rikthehen tek ju për seks. S’keni nerva për njerëz të ngjitshëm!

Bricjapi: I sofistikuari

Të pëlqejnë lodrat e shtrenjta, të brendshmet edhe më të shtrenjta. Janë gjërat e vogla në jetë që ju bëjnë më të lumtur. Intimidoni partnerin, edhe pse nuk doni, por nuk e shmangni dot.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Çfarë koleksioni të paparë të brendshmesh ke. Ke veshur ndonjëherë mbathje dhe reçipeta jo set?

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Të flesh tek krevati i dikujt tjetër dhe jo tek i yti. Nuk ke shpenzuar për atë dyshekun me pupla vetëm që të flesh mbi të tre herë në javë.

Ujori: Emocionalisht i padisponueshëm

Natyra juaj e pavarur tregon që nuk keni shtirur kurrë një orgazëm për të shpëtuar egon e partnerit. Ju thjesht s’e kuptoni, pse duhet të gënjeni? Ju i tregoni partnerit gjithçka që ju pëlqen ose jo dhe çdo vajzë tjetër që mund të hyjë në jetën e tij pas jush, ju detyrohet shumë! Nuk ju pëlqejnë njerëzit e mërzitshëm, prandaj nëse personi që keni në krevat ka pozicionin e misionarit si AS-in nën mëngë, ju largoheni. Je e drejtpërdrejtë për atë që do, kur e do dhe si e do dhe partnerët e tu mendojnë se është diçka shumë e mirë. Mbase prandaj të gjithë ish-at përfundojnë duke u rikthyer tek ty.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Sa shpejt vishesh pas seksit

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Përkëdheljet më pas. S’është keq, por s’ka asgjë më të mirë sesa të kesh të gjithë krevatin për vete pas një orgazme të fuqishme.

Peshqit: Intuitivët

O Zot peshq, si ka mundësi që i dini gjithë këto gjëra? Jeni ekstremisht të ndjeshëm dhe jepni shumë. Në fakt jepni pak më shumë se ç’duhet. Sigurohuni të merrni mbrapsht po të njëjtën vëmendje. Partmeri juaj ju adhuron, sepse ju dini mirë si të luani me trupin e tij si instrument.

Partneri juaj s’do ndalojë kurrë së thëni: Sa me fat është që të ka ty

Gjëja jote më pak e preferuar në seks: Kur ai mbaron dhe ti jo dhe atij i bie të fikët mbi krevat. Në një botë ideale, të gjithë duhet të jenë po aq të ndjeshëm sa ju ndaj ndjenjave të njëri-tjetrit.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll