5 gjëra që nuk dini lidhur me "terapinë e shuplakës në vithe"

Aug 07, 2017

Si fillim, duhet thjesht një pëllëmbë e rrafshët dhe një dëshirë për të eksploruar këtë akt sado-mazokist.


Çfarë e bën një shuplakë në vithe kaq eksituese për njerëzit? Ka lidhje me stimulimin e nervave pasi dora takon të pasmet? Apo me vërshimin e hormoneve të kënaqsisë që lëshon trupi?
Akti i të qëlluarit në vithe, është për dikë, fillimi i eksplorimit të botës seksuale. Të jep ndjesinë sikur hidhesh në një vaskë me akull dhe mbështillesh nga një peshir i ngrohtë. Shokuese në fillim, aspak e këndshme gjithashtu, por mbi të gjitha lehtësuese. Është si një shënim që të kujton se sado gjëra të çuditshme të ndodhin në tokë, je fort e lidhur pas saj.

Nëse bëni një kërkim në Google për termin “spanking therapy”, do të kuptoni se njerëzit janë duke provuar këtë aktivitet më tepër se si një mënyrë “ndëshkimi”. Kalimi nga dhimbja në kënaqësi shndërrohet në një mënyrë terapie për praktikantët për të humbur nga vetvetja, për t’u larguar nga realiteti si dhe për të ndihmuar njerëzit të kalojnë trauma serioze. Për të kuptuar më tepër se për çfarë e kemi fjalën më poshtë mund të gjeni një shpjegim më të hollësishëm:

Njerëzit që pëlqejnë të qëllohen janë klasifikuar si të sëmurë mendorë
Por si fillim, pak histori. Deri në vitet 80’ sadomazokismi konsiderohej si një sëmundje mendore nga psikiatrët amerikanë. E megjithatë, goditja me pëllëmbë e vitheve është një loje erotike me rrënjë te vjetra. Fillesat i gjejmë tek Caterina de Medici, e cila eksitohej duke goditur gratë e tjera në vithet e zhveshura, por edhe ne epokën viktoriane ne Angli.

Goditja në vithe mund të jetë një katalizator për kënaqësinë dhe eksitimin
Kur jeni duke shijuar nje lloj akti seksual, çfarëdo që të jetë, në tru vërshojnë një sërë horomonesh kënaqësie, ku më dominant është dopamine. Roli i dhimbjes në këtë mes është tepër interesant. Sipas një artikulli të publikuar në Nature Revieës Neuroscience, ka mjaft ngjashmëri mes kënaqësisë dhe dhimbjes në trurin tonë që nuk i dinim më parë.
“Goditja mund të rritë eksitimin dhe ndjeshmërinë fizike; adrenalinën, endorfinën dhe oksiticinën; të eksplorojë dhe ndodhta të tjekalojë lidhjen mes kënaqësisë dhe dhimbjes; të shtojë intimitetin dhe të forcojë lidhjen”, shpjegon Dulcinea Pitagora, një psikoterapist dhe themelues i KinkDoctor.

Eksitimi rrjedh si pasojë e tabusë
Dr. Nikki Goldstein, një seksolog dhe autori i Single But Dating, thotë se qëniet njerëzore eksitohen nga ideja e diçkaje të pisët dhe të veçantë. “Nuk duhet shkenca për të kuptuar se kështu marrim kënaqësi në jetë. Na pëlqen të tejkalojmë kufijtë dhe veçanërisht kur kalojmë një monotoni në seks, edhe akti më i vogël sado i ndryshëm të jetë, na eksiton.”

Dominimi luan një rol të madh në këtë akt
Praktika sadomazokiste e të qëlluarit në vithe është diçka më shumë se shndërrimi i ndjesisë së dhimbjes fizike në kënaqësi. Është gjithashtu dhe forca e pushtetit. Sipas Psychology Today: “Përbërësi thelbësor nuk është dhimbja apo lidhja e fortë në vetvete, por ideja se një person ka kontroll mbi tjetrin, duke vendosur se çfarë personi i nënshtruar do dëgjojë, bëjë, prekë apo ndjejë. Ndihesh mirë kur je totalisht nën kontroll dhe ndonjëherë është mirë të jesh i nënshtruar”.

Ka shumë të mira terapeutike lidhur me këtë akt
I nënshtruari gjen terapi, çlirim nga stresi dhe një ndienjë qetësie nga “dorëzimi” i vetes tek dikush tjetër. Duke i dhënë dikujt kontroll total mbi veten I kalon kështu gjithë shqetësimet e tua dhe ngarkesat psikologjike personit tjetër.

“Sigurisht që koncepti është surreal, por për disa, shuplakat në vithe janë një formë relaksi, një mundësi për t’iu dorëzuar ndjesive fizike, një arsye për t’u endur, kështuqë në fund mund të arrijnë të jenë më të qartë dhe më të qetë mendërisht”, sqaron La Morgese.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll