Këto janë 4 rregullat që nuk duhet t’i thyeni në marrëdhënien tuaj!

Aug 16, 2017

Të krijosh një marrëdhënie nuk është shumë e vështirë, por ta mbash atë atë fortë, PO. Të gjitha marrëdhëniet ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe të gjithë ne e përjetojmë në mënyrën tonë. Nuk ka rregulla të shkruara sesi të funksionojë marrëdhënia juaj, por disa rregulla duhet t’i keni parasysh për të mos i thyer asnjëherë. Në të kundërt do të lëndoheni, prandaj kujdes.

1.Ju nuk mund të detyroni dikë t’ju dojë

Ju mund të jeni shumë të dashuruar, por partneri/partnerja juaj nuk ndjen të njejtën gjë. Nuk mund të mbani një marrëdhënie pa dashuri.

2.Nëse të duan, do e ndjesh

Ndonjëherë gënjejmë veten tonë se na duan. Nëse dikush ju do, me siguri ju do të ndjeni dashurinë e tyre, me veprime dhe fjalët e ëmbla që do ju motivojnë.

3.Fillimisht duajeni veten tuaj, më pas të tjerët

Pa dashur veten tuaj nuk mund të doni askënd tjetër. Vlerësoni atë që jeni ju, dhe mos u ndieni asnjëherë inferiore ndaj askujt.

4.Mos mbaj pranë vetes dikë që i ka mbaruar dashuria për ty

Ndonjëherë ndodh që jemi shumë të dashuruar por me kalimin e kohës, ose për shkak të disa gabimeve, shuhet dashuria që kemi për partneren /partnerin. Nëse ju ndjeni akoma, por ai/ajo nuk ju do më, mos u mundoni ta mbani pranë vetes.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll