INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Magji apo e qëllimshme? Me siguri ju ka shpëtuar ky detaj nga penalltia e Ronaldos kundër PSG-së [VIDEO]

Magji apo e qëllimshme? Me siguri ju ka shpëtuar ky detaj nga penalltia e Ronaldos kundër PSG-së [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 15-02-2018

Një ndeshje shumë e bukur ajo e zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes Real Madrid dhe PSG-së, por që në fund triumfuan madrilenët me rezultatin 3-1. Ka qenë disi në hije në këtë sezon, por në ndeshjen e Champions League kundër parizienëve, Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola, poër më i veçanti ishte ai nga penalltia. 

Tifozët u habitën kur Ronaldo shënoi me vole nga penalltia, pasi topi ngrihet në momentin që Cristiano përgatitet ta godasë. Disa prej tyre shkuan aq larg saqë e quajtën edhe “magji” të portugezit, por këtë e shpjegoi ish-shoku i skuadrës Rio Ferdinand.

“Ju betohem, kjo është çmenduri. Këtë e bënte edhe gjatë stërvitjeve në United”, tha Ferdinand për BT Sport.

Siç shihet në këtë video, këmba mbështetëse e sulmuesit të Realit shkel me forcë dhe tapeti vibron aq sa për të ngritur topin fiks në momentin që goditet nga e djathta e Ronaldos.

video-1518696516 from videovimeo1 on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.021049976348877