INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina e së ardhmes: Jaguar I-Pace dhe triku i tij special [VIDEO]

Makina e së ardhmes: Jaguar I-Pace dhe triku i tij special [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 15-06-2018

Jaguar është një ndër markat e makinave më të pëlqyera në botë, jo vetëm pamja, por edhe fuqia motorike kanë bërë që të pëlqehet shumë nga publiku i apasionuar pas shpejtësisë.

I-Pace është makina e parë elektronike e markës Jaguar e cila pritet të dalë në treg gjatë këtij viti.

Makinat elektronike, janë makina të cilat nuk e marrin fuqinë nga motori, por nga bateritë, kështu që nuk shkaktojnë zhurmë gjatë kohës që lëvizin në rrugë. Por mesa duket kjo gjë ka avantazhet dhe disantazhet e saj.

Avantazhet janë të shumta, zhduket kostoja e karburanit, nuk ndot ambientin, karikohet nga garazhi i shtëpisë tuaj etj. I vetmi disavantazh është fakti se nuk prodhon zhurmë gjatë kohës që lëviz në rrugë dhe në këtë mënyrë mund të rrezikojë jetën e këmbësorëve.

Por për Jaguar I-Pace, ky disavantazh nuk ekziston, ai do të jetë po aq i zhurmshëm sa një makinë e cila funksionon me djegie të brendshme.

Së fundmi është bërë publike edhe zhurma që do të ketë I-Peace, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë:

Sipas të dhënave publike, qeveria amerikane ka nxjerrë një ligj i cili parashikon që deri në vitin 2020 makinat hibride dhe plotësisht elektronike të lëshojnë tinguj në mënyrë që këmbësorët t’i dëgjojnë.

Zhurma e I-Pace është frymëzuar nga ajo e makinave të Formula E, garë në të cilën Jaguar po ia del suksesshëm të mbizotërojë.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271