INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Makina me impiant gazi merr flakë para karburantit, panik te qytetarët [VIDEO]

Makina me impiant gazi merr flakë para karburantit, panik te qytetarët [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 13-01-2018

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në Durrës pranë urës së Dajlanit. Sipas qytetarëve është krijuar një trafik, pasi makina ishte me impiant gazi dhe nga frika se mos shpërthente policia ka ndaluar qarkullimin normal të mjeteve, siç shihet në videon e publikuar nga JOQ.al.

Si të mos mjaftonte që ishte me impiant gazi, “Benzi” që po merrte flakë ishte i pozicionuar shumë pranë një pike karburanti.Pas disa minutave ka mbërritur zjarrëfikësja duke shmangur ndonjë tragjedi.

Ndërkohë nuk dihet arsyeja se pse makina me targa “AA 074 GP” ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka lënduar nga ngjarja.

Article Logic
Execution time: 0.0023410320281982