INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedoni e Veriut/ Parandalohen disa sulme terroriste

Maqedoni e Veriut/ Parandalohen disa sulme terroriste

Publikuar më: 19:08 16-02-2019

Disa sulme terroriste në disa zona të vendit janë parandaluar nga policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajmi u bë me dije nga ministria e Punëve të Brendshme e shtetit fqinj.

“Pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendet partnere, lidhur me planet potenciale për kryerje të sulmeve terroriste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga pjesëtarë të strukturave radikale mbështetëse të IS-it (Shtetit Islamik), Ministria e Brendshme ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjistikës dhe kryerësve potencialë të sulmit.

Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist, MPB ka përgatitur një plan të masave dhe aktiviteteve. Pas urdhrave të marrë, në disa lokacione të vendit janë kryer bastisje ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundshëm. MPB vazhdon të kryejë aktivitete dhe të ndërmarrë masa për sigurimin e qytetarëve”, thuhet në komunikatën MPB-së.

Detaje mbi të arrestuar të mundshëm nga aksionet e realizuara nuk u dhanë nga ana e policisë. Pas MPB-së, edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka tërhequr vërejtjen nga mundësia e sulmeve terroriste duke kërkuar kujdes nga shtetasit e saj që ndodhen në Maqedoninë e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281