INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrëveshja me Greqinë për emrin, Ivanov: Ja përse nuk e firmos

Marrëveshja me Greqinë për emrin, Ivanov: Ja përse nuk e firmos

Publikuar më: 18:25 13-06-2018

Presidenti George Ivanov njoftoi se nuk do ta mbështesë dhe nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Ai shtoi se kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin dhe historinë 73 vjeçare. Presidenti tha se procesi i negociatave ka qenë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët tjerë në vend.

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.

Si përfundim ai i bëri thirrje gjithë popullit maqedonas, kudo që ndodhet të mos frikësohet, sepse ai nuk do të bie pre e asnjë kërcënimi apo shtypje që të tërhiqet nga qëndrimi i tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme si kryëminsitri Zaev edhe Tsipras deklaruan se ishte rënë dakort që Maqedonia të merrte emrin Republika e Maqedonisë Veriore.

Por këtë të mërkurë kreu i Shtetit nuk pranoi të bisedonte me Zaev lidhur me marrëveshjen e arritur me Athinën.

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229