INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Masa për rrezikun nga zjarri! Marrin gjobë 10 kompani...[VIDEO]

Publikuar më: 12:02 24-04-2018

Pas zjarrit, që përfshiu dy ditë më parë kompaninë më të madhe të riciklimit të mbetjeve në Tiranë institucionet shtetërore janë vënë në lëvizje duke nisur inspektimet për të parë nëse bizneset ofrojnë siguri teknike për rrezikun nga zjarret. Mësohet se 10 nga to kanë marrë gjoba, nga Inspektoriati Teknik, pasi nuk garantoni mjete kundra zjarrit, pajisje mbrojtëse dhe sinjalizuesin e rrezikut nga zjarri.

Edhe tek kompania e riciklimi që u shkrumbua ditën e djelë sinjalizuesit e zjarreve nuk u aktivizuan dhe për pasojë lajmi u mësua me vonese, vetëm atëherë kur flakët dolën mbi sipërfaqen e godinës. Dy javë më parë një tjetër magazinë me pajisje elektroshtëpiake u dogj. Edhe në këtë magazinë sipas inspektorëve masat kundër zjarri dhe nuk ishin marrë seriozisht, pasi mungonin bobulat me ujë apo dhe sinjalizuesit.
E për dy ditë me radhë dhe në magazinën pranë Rrugës Siri Kodra, vatra e zjarrit me shumë mund u shuan nga zjarrëfikësit. Ndërsa dëmet në të dyja rastet mendohet të jenë kolosale, pasi jo vetëm shkatërrohen biznest, por dhe jetët e të punësuarve. Me qindra nga ta sot do t’i shtohen listave të të papunëve.
Po kështu dhe ndotja në mjedis është mjaft e lartë dhe dëmton seriozisht shëndetin e banorëve që jetojnë pranë zonave industriale.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833