INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maskat përsëri grabisin karburantin në Fier

Maskat përsëri grabisin karburantin në Fier

Publikuar më: 17:44 23-09-2018

Një karburant u grabit me armë pasditen e kësaj të diele në qytetin e Fierit nga një person i armatosur dhe i maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "8 shkurti". Zyrtarisht policia e Fierit flet për të paktën një person të përfshirë në grabitje. Ai ka ardhur i armatosur dhe i maskuar duke i marrë lekët e xhiros punonjësit të karburantit. Edhe pse nuk është konfimuar, thuhet se bëhet fjalë për vetëm 20 mijë lëkë të vjetra. Por ajo që e bën shqetësuese ngjarjen, ishte përdorja e armëve të zjarrit.
Policia kreu veprimet e para në vendgjarje dhe ka marrë dëshminë e punonjësit të karburantit dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin e autorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373