INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maytweather i ''dashuruar'' me NBA, ja pse

Maytweather i ''dashuruar'' me NBA, ja pse

Publikuar më: 22:21 19-02-2018

Kampioni i pamposhtur me 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij vazhdon të shijojë pushimet pasi tërheqjes së dytë nga boksi. Këtë fundjavë ai kishte vendosur të kalonte në Los Angelos duke ndjekur eventin e organizuar nga NBA të quajtur “All Star Game”.

Ditën e shtunë Mayweather është fotografuar në stadiumin e “Staples Center” në shoqërinë e disa personazheve të njohur të cilët së bashku ishin aty për të ndjekur eventin e gjuajtjeve nga distanca dhe zhytjeve. Amerikani ka qenë i pranishëm edhe në duelin e madh të mbrëmjes së të dielës ku “LeBron Team” triumfoi ndaj “Curry Team”, sfidë në të cilën ku luajtën shumë yje të basketbollit amerikan.

Mayweather ka ndjekur eventin e së shtunës nën shoqërinë e disa personazheve shumë të njohur të muzikës si Dj Khaled, aktori i famshëm i Holliwood, Mark Wahlberg si dhe Chris Rock, Leslie dhe Julius Erving. Boksieri 40-vjecar po qëndron jashtqë ringut që prej gushtit të vitit 2017, ku triumfoi ne superduelin e zhvilluar në Las Vegas ndaj kampionit të arteve marciale Conor McGregor, fitore e cila i siguroi atij plot 300 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047