INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbeten në burg dy protestues, shpërthen Klevis Balliu: Këto janë gjykatat e ERTV-së dhe Rilindjes

Mbeten në burg dy protestues, shpërthen Klevis Balliu: Këto janë gjykatat e ERTV-së dhe Rilindjes

Publikuar më: 12:13 04-04-2019

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dorian Protoduarin dhe Maringlen Doçin, të arrestuar për ushtrim dhune në protestën e opozitës dhe te Unaza.

Jashtë gjykatës, deputeti demokrat Klevis Balliu tha se këto janë gjykata politike dhe se protestuesit po mbahen në burg pa asnjë provë kundër tyre.

" Kemi dy muaj që shohim vetëm protestues të arrestuar që mbahen në arrest me burg sepse shikohen si të rrezikshëm.

Ata nuk janë të rrezikshëm ndaj shoqërisë, por pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Kemi parë në gjyqe të ndryshme sesi njerëz të përfshirë në vrasje janë hetuar në gjendje të lirë apo arrest shtëpie. Ndërsa protestuesit i arrestojnë dhe gjykatat vendosin arrest me burg për këta qytetarë për të cilët nuk ka asnjë provë. Këto janë gjykatat e ERTV dhe gjykatat e Rilindjes.

Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të vijë Edi Rama këtu dhe ti japë vetë vendimet. Këto gjykata janë kthyer në gjykata qesharake, politike. Ky njeri është në ditët e tij të fundit dhe gjithë këta luanë protestash që po përballen me këtë qeveri ilegjitime do të trajtohen siç duhet trajtuar luani në një qeveri që do të vijë nga votat e lira dhe minjtë e haleve të rilindjes do të trajtohen siç duhen trajtuar minjtë e haletë.

Article Logic
Execution time: 0.0018699169158936