INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbipopullimi në shkolla! Bashkia e Tiranës gjen zgjidhje...[VIDEO]

Publikuar më: 15:59 10-11-2017

Në kryeqytet jeton gati 1 e 3 e popullsisë. E lëvizjet migratore të viteve të fundit po mbipopullojnë Tiranën, në këto kushte në institucionet e edukimit dhe arsimit numri i fëmijëve dhe nxënësve është në rritje të vazhdueshme. Kopshtet dhe shkollat janë të mbingarkuara dhe shpesh herë e vetë nxënësit ankohen për klasa apo banka që nuk i nxenë më. Ndaj nevoja për më shumë institucione arsimore sa vjen dhe bëhet më e domosdoshme.
Bashkia e Tiranës përveç faktit që vetë ka rindërtuar apo ndërtuar shkolla të reja, po kërkon dhe investitorë që ato të shtohen. E së fundmi ka hapur procedurat për koncesionin e ri atë të ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shkollave në Tiranë dhe fondi limit i tij llogaritet në rreth 11 milionë euro. Përmes këtij fondi parashikohet që të ndërtohen të paktën 5 objekte arsimore.
Po kompania e cila do të fitojë koncesionin duhet të zbatojë dhe disa kritere, duke nisur nga marzhi i fitimi që maksimumi të jetë 6.28%. Koncesionari do të përballojë me të ardhurat e veta të gjithë investimin për projektimin, ndërtimin, mobilimin dhe pajisjen me laboratorë, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin, si dhe vënien në funksion të tyre.
Sipas Bashkisë së Tiranës objektet arsimore duhet të ndërtohen, si dhe të jenë funksionalë në një afat prej 18 muaj nga data e lidhjes së kontratës.

Article Logic
Execution time: 0.0037457942962646