INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e Komisionit të Mandateve, reagon Balla: “Nuk ka kompromis, jemi këtu për drejtësi”

Mbledhja e Komisionit të Mandateve, reagon Balla: “Nuk ka kompromis, jemi këtu për drejtësi”

Publikuar më: 17:22 19-10-2017

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tulant Balla tha se fjalën në Komisionin e Mandateve do ta ketë drejtësia. “ Ne jemi këtu për drejtësinë, ndërsa këta hallexhinjtë e PD janë për hallin e tyre për pushtet. Materiali ka mbërritur në Kuvend, për këdo ne do ta bëjmë procedurën njëlloj si për rastin në fjalë. Edhe në këtë rast drejtësia, nuk kemi ne asnjë kompromis”-u shpreh Balla. Sipas tij kryetari i Kuvendit po respkton rregulloren, ashtu siç do here tjetër duke hedhur kështu poshtë pretendimet e PD. “Kukuvajkat këtë duan ta kthejnë në betejë me shpresë për të zgjidhur hallin e tyre”-tha ndër të tjera deputeti i PS-së.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814