INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e PD-së, zbardhen porositë e Bashës...

Mbledhja e PD-së, zbardhen porositë e Bashës...

Publikuar më: 12:15 28-01-2019

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar. Në mbledhjen e grupit parlamentar, PD ka marrë disa vendime për sa i përket çështjeve më të diskutuara në vend.

Mësohet se është vendosur pjesëmarrje e pjesshme në mbledhjet e komisioneve Parlamentare.

Veç kësaj, mësohet se PD do të shkojë në komisionin e medias dhe do të kërkojë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Ndërkohë, LSI do marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutojë amendimet e saj për Buxhetin e Arsimit ndryshe nga PD, e cila kërkon anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Edhe deputetët e PD do jenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë ku do të kundërshtojnë buxhetin e vitit 2019.

Opozita ka vendosur të protestoj në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668