INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverisë në Lezhë, Rama: Matësa uji falas për familjet në nevojë

Mbledhja e qeverisë në Lezhë, Rama: Matësa uji falas për familjet në nevojë

Publikuar më: 18:54 12-01-2018

Këtë të premte qeveria është zhvendosur në qytetin e Lezhës ku është zhvilluar mbledhja e kabinetit të ministrave një mbledhje e cila zgjat dy ditë.

Pas përfundimit të mbledhjes së ditës së parë, kreu i qeverisë ka dhënë një konferencë për mediat, ku ka paraqitur një listë të vendimeve që janë ndërmarrë.

Rama e vendosi theksin tek zhvillimi i zonave rurale për të cilat tha se “qeveria do të lançojë të plotë programin e agroturizmit”.

“Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive të 100 fshatrave në Shqipëri, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të krijuar modelin e ri që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirë rurale”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk la pa thumbuar as opozitën, duke i kujtuar projektin e ri për rrugën Balldren-Torovicë, e cila sipas tij u la në kushte skandaloze nga qeverisja e shkuar.

“E vërteta është që mundësitë tona këto janë dhe prioriteti është rruga nacionale Milot-Balldren, shumë e rëndësishme rruga Shëngjin-Velipojë dhe patjetër edhe rruga e Torovicës është pjesë e planit, sepse është absolutisht siç e cilësojnë banorët një rrugë ferri”, tha kreu i qeverisë duke shtuar se qeveria ka miratuar një projekt për rindërtimin e portit të Shëngjinit.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se për të gjitha familjet në nevojë matësat e ujit do të jepen falas.

‘Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet të shkojë deri në fund reforma e ujit. Familjet në nevojë do të marrin falas matësat e ujit’ shtoi Rama.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.001474142074585
    array(1) { ["section"]=> string(79) "mbledhja-e-qeverise-ne-lezhe-rama-matesa-uji-falas-per-familjet-ne-nevoje-47370" }