INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrëmë vonë, Rama puthje e përqafime me Merkel [VIDEO]

Mbrëmë vonë, Rama puthje e përqafime me Merkel [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 30-04-2019

Samiti i Berlinit përfundoi në orët e vona të së hënës, pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese mbi sfidat e rajonit. Kryeministri Edi Rama tha se tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë dhe Francës.

“Me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook duke publikuar edhe një video nga samiti.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0039877891540527