Duket se gara vetëm me një kandidat nuk ishte çudia e vetme e këtyre zgjedhjeve, me një vendim të padëgjuar më parë, njësia administrative në Synej të Kavajës, ka mbyllur votimin duke dorëzuar më pas kutitë, para orarit zyrtar.
I irrituar, kreu i KZAZ nr 2160 në Synej tha se morën vendim si komision, pasi në fshat nuk ka më votues.
“Kam 5 orë që po rri aty nuk ka votues, morëm vendim e mbyllëm 15 minuta para morëm vendim si komision aty. 57 votues kanë votuar, nga 405 janë të gjithë në itali, 100 shpi ka fshati. Nuk ka asnjë person me votu, ca të rrimë kotë aty.” tha ai në një prononcim për mediat.