INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllen mbi 10 mijë biznese në vend vetëm për 10 muaj[VIDEO]

Publikuar më: 11:41 07-11-2017

Shumë biznese në vend nuk përballojnë dot taksat dhe nuk kanë fitime të mjaftueshme. Për këtë arsye në 10 muajt e fundit janë mbyllur mbi 10.500 të tilla. Tatimet i kanë kaluar ato në statusin pasiv.  Po gjithësesi në krahasim me një vit më parë, është ulur me dyfish numri i subjekteve, që kanë kaluar në status pasiv. Në 2016-n, sipas listës së publikuar nga tatimet, rezulton të kenë kaluar në status pasiv rreth 22 mijë subjekte.

Ajo që bie në sy është fakti se vetëm në dy muajt e fundit kur dhe qeveria nisi aksionin antiinformalitet u mbyllën rreth 25% e bizneseve.
Po mbyllja e këtyre bizneseve është shoqëruar dhe me pasoja për vetë shtetin, pasi një nga problematikat që shfaqet është borxhi i lartë tatimor që mbarin bizneset pasive. Nëse në total në janë 146 mijë biznese me detyrime të papaguara pranë Tatimeve, më shumë se gjysma e tyre janë biznese pasive.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105