INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta e opozitës, Basha: Bëhuni gati për uraganin në…

Mbyllet protesta e opozitës, Basha: Bëhuni gati për uraganin në…

Publikuar më: 13:58 05-03-2019

Pas mbylljes së protestës së nisur sot rreth orës 10:00, Lulzim Basha nga selia e PD është shprehur para simpatizantëve se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se po vjen ndezja e shpresës së çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen.Basha shtoi se regjimi i

Ramës ka rënë dhe se la takim me protestuesit për datën 16 mars, ku sipas tij do të zhvillohet para kryeministrisë, protesta vendimtare.

“Zgjidhja e krizës politikës është largimi kryezullumqarit Edi Rama, ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, që do vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës e besimit që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Regjimi i Ramës ka marrë, ka mbaruar. Sa më shumë të qëndrojë, aq më shumë do t’i shtohet makthi e fatura që e do e paguajë para drejtësisë, – vijoi kryedemokrati. – I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në një akt vendimtar të shpresës, në zgjedhje të lira e të parakohshme pa Edi Ramën e horrat e tij, që do të na bashkojë më shumë në 16 mars në protestën vendimtare, për ta përcjellë, kufomën politike të sektit kriminal të rilindjes për të çliruar vendin, për të shpëtuar të ardhmen tonë.Ora e shqipërisë evropiane po troket, ora e largimit të Ramës po troket tik tak, tik tak. Bëhuni gati për uraganin në 16 mars. Gati për uraganin popullor”, – theksoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336