INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllja e bizneseve, Ahmetaj-Bashës: Ekonomia matet me shifra, përtej emocioneve politike

Mbyllja e bizneseve, Ahmetaj-Bashës: Ekonomia matet me shifra, përtej emocioneve politike

Publikuar më: 17:23 10-02-2018

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili në një postim në facebook u shpreh se vetëm gjatë janarit janë mbyllur 1747 biznese.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai shprehet se në janar 2018 janë regjsitruar 2394 biznese e janë ç’regjistruar 732.

Me nota ironi ai shprehet se ekonomia matet me shifra të cilat përtej emocioneve politike janë të verifikueshme.

Postimi i plotë

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, pertej emocioneve politike, jane lehtesisht te verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2017, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842