INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Me çfarë po ushqehen fëmijët? Vëzhgimi i IN News, duart e nxënësve plot patatina dhe molto[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:27 06-06-2018

Me çfarë ushqehen fëmijët? E kupton lehtësisht nëse sheh duart e nxënësve gjatë pushimit të madh apo koshat e mbeturinave në oborret e shkollave. Pjesa më e madhe përdorin ushqime të paketuara aspak të shëndetshme. In Tv kreu një vëzhgim në shkolla të ndryshme të kryeqytetit dhe në ato të zonave rurale. Nxënësit edhe pse e kanë të qartë, që ushqimet e paketura nuk janë të shëndetshme thanë se shijeve të tyre nuk ju rezistojnë dot. E më tepër u habitëm sesi në zonat ku ushqimet me vlera të larta ushqimore i kanë të mbjella nëpër oborret e shtëpive fëmijët ushqehen me patatina, biskota, molto apo lëngje të gazuara.

“Gjatë pushimit ushqehemi me byrek dhe snack,” tha një nxënës.
“Ha patatina dhe molto. Më kanë thënë prindërit që mosi ha, po i kam qef se janë të shijshme,” tha për IN News një tjetër fëmijë.
“Më kanë thënë, që s'janë shumë të shëndetshme. Ndonjëherë i dëgjoj,
ndonjëherë jo,” shtoi një tjetër nxënëse.

cunaok.jpg

goc_2ok.jpg

Një nga shkollat e mesme në zonën e Yzberishtit për të promovuar ushqyerjen e shëndetshme në fillim të vitit shkollor kishte marrë një nisëm, të cilën na i shpjegoi një nga nxënëset e vitit të tretë.

“Morëm një nisëm, që nxënësit të merrnin ushqime me vete, pas kësaj nisme shumica vendosi të shmangte ushqimet e blera,” sqaroi një nga nxënëset e shkollës së mesme, Myslim Shima.
Ky model në fakt duhet të ndiqet pse jo dhe nga shkollat e tjera të vendit, pasi teprimi me ushqime të paketuara nëse vijon me këto rritme shumë shpejt do të përkthehet në shëndet të keq për fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668