INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë risi Rihanna do ta bëjë çdo femër të ndihet joshëse [VIDEO]

Me këtë risi Rihanna do ta bëjë çdo femër të ndihet joshëse [VIDEO]

Publikuar më: 13:22 21-04-2018

Riri nuk është e suksesshme vetëm në muzikë.

Këngëtarja ka provuar veten edhe në modë. Linja e saj e make up-it, Fenty Beauty ka korrur sukses të paparashikueshëm, jo më kot është cilësuar si një nga prurjet më të mira në industrinë e modës.

Por Rihanna ka vendosur ta provojë veten edhe në diçka tjetër. Me anë të një videoje misterioze që postoi, ajo ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një linjë të brendshmesh. Mbi video, shfaqet diçitura: ‘Didn’t they tell you that I ëas a savage?’, pjesë e këngës së saj ‘Needed Me’.

Duke qenë se fansat janë ata që kapin të parët detajet, menjëherë më pas hapën një faqe kushtuar një linje të brendshmesh ‘Savage XFenty’. Duke marrë parasysh stilin seksi të Ririt, e marrim me mend si do të jenë edhe të brendshmet.

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084