INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Elvana Gjata flet për herë të parë për Flori Mumajesin pas ndarjes: Ndjej vetëm...[FOTO]

Më në fund! Elvana Gjata flet për herë të parë për Flori Mumajesin pas ndarjes: Ndjej vetëm...[FOTO]

Publikuar më: 22:07 17-02-2018

Gjërat kanë ndryshuar!

Pas disa kohësh mungesë, Elvana Gjata i është kthyer fuqishëm ekraneve të televizioneve shqiptare.  Javën e kaluar ajo ishte pjesë e Top Channel ku prezantoi dokumentarin e saj, ndërkohë që mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” ku ka rrëfyer shumë gjëra të rëndësishme nga jeta e saj.

Por ndër të tjera, ajo ka folur për herë të parë pas ndarjes me Flori Mumajesin dhe ka thënë fjalët më të mira të mundshme për kantautorin dhe producentin e njohur, dikur të dashurin e saj.

"Ndjej vetëm mirënjohje për gjithë jetën. Jam rritur dhe jam formuar artistikisht prej tij (Florit). Nuk do e ekzagjëroja të them që ne të dy përgjatë viteve që kemi punuar bashkë kemi bërë revolucion në muzikën moderne shqipe. Unë nuk harroj rrënjët por ndjek dritën" – është shprehur Elvana mbi Florin dhe ndarjen pas një dekade bashkë në muzikë.

Ermali e pyeti nëse ka ndonjë të re në jetën e saj sentimentale dhe Elvana tha "Mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë në jetë”.

vanaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028018951416016