INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shpejt nga sa mendoni! Geti dhe Flori do ta sjellin bashkëpunimin në...[VIDEO]

Më shpejt nga sa mendoni! Geti dhe Flori do ta sjellin bashkëpunimin në...[VIDEO]

Publikuar më: 10:33 25-05-2018

Vetëm pak kohë më parë, çunat e Threedots dhe ata të Babastars u shfaqën me disa postime të përbashkëta në Instagram duke paralajmëruar për bashkëpunime të reja.

Bruno së bashku me Onat dhe Cozman sollën për publikun këngën me titull “Servile”, këngë goxha e pëlqyer nga publiku dhe mesa duket nuk mbaron me kaq.

Së fundmi ashtu siç e kishin paralajmëruar Getoar Selimi dhe Flor Mumajesi e kanë gati projektin muzikor me një postim në Insta kanë treguar orën e lançimit të klipit.

Bëhuni gati për sot, në orën 18:00 vjen “Dashni me raki”, Flori dhe Geti me siguri po sjellin një hit të ri të verës.

Article Logic
Execution time: 0.0019640922546387