INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me shqiponjë e me këngë shqip, Rita Ora po niset për Kosovë: Vendlindja ime Kosovë, po kthehem në shtëpi! [VIDEO]

Me shqiponjë e me këngë shqip, Rita Ora po niset për Kosovë: Vendlindja ime Kosovë, po kthehem në shtëpi! [VIDEO]

Publikuar më: 23:52 15-02-2018

Me shqiponjën në duart e tyre, Rita dhe stafi i saj janë në përgatitjet e fundit për koncertin falas në Prishtinë. Pasi u bë bujë e madhe nëse do vinte apo jo të performonte në Festën e Pavarësisë së Kosovë, Rita Ora jo vetëm që ka rikonfirmuar pjesëmarrjen e saj, por i ka ftuar të gjithë në një koncert të madh falas.
Me tinguj të muzikës popullore shqiptare, këngëtarja kosovare Rita Ora ka ndarë një mesazh me rastin e ardhjes së saj në Kosovë për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë me një koncert madhështor.

”Vendlindja ime KOSOVA! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Nuk mund të pres që të vij dhe të bëj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin e nënës Terezë! Të them të drejtën në zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij dhe të jem si ambasadore dhe mike! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën!", shkroi ajo. 

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389