INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë argëtim edhe në bisedat e Messenger, lojra dhe filtra

Më shumë argëtim edhe në bisedat e Messenger, lojra dhe filtra

Publikuar më: 14:03 09-08-2018

Facebook është i vendosur, dëshiron të na ofrojë më shumë argëtim edhe në bisedat në Messenger.Rrjeti social ka publikuar një seri lojrash interaktive e cila i lejon përdoruesit të përdorin stilin e filtrave të Instagram.

Pra gjatë video bisedimit me miqtë ju do të keni mundësinë të përdorini dhe të luani me filtrate të cilat pushtojnë fytyrën tuaj.

Përdoruesit tashmë mund të zgjedhin lojrat ‘ Mos qeshni’ apo ‘Goditja e Asteroideve’ të cilat janë të aksesueshme në Messenger.

“ Në po ofrojmë opsionin që lidhja me miqtë tuaj në video të jetë edhe më argëtuese dhe sfiduese’ shprehen përfaqësuesit e Facebook.

Në lojrat interaktive mund të përfshihen në të njëjtën kohë më shumë se 6 persona. Por si mund të luani me opsionin e ri të Facebook?

Sigurohuni që keni shkarkuar opsionin e fundit të Messenger. Më pas hapni një video të re me miqtë ose një video të vjetër dhe klikoni në ikonën në të djathtë të videos.

Klikoni ikonën e yllit dhe zgjidhni një nga lojrat.

Aplikacioni do të njoftojë personin ose grupin në video-chat që ju keni zgjedhur ne lojë.

Kjo është risia e fundit nga Facebook i cili synon ta bëjë edhe më interaktivë Messenger dhe të shtojë numrin e përdoruesve.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705