Surprizuese! Çokollata shëron një nga simptomat më të bezdisshme të gripit

Dec 28, 2016

Ndodh gjithmonë kur jeni në një mbledhje, ose diku ku nuk duhet të bëni zhurmë dhe ajo vjen…

E kemi fjalën për kollën, e cila mund të ndalohet me një çokollatë të zezë. Po, e lexuat mirë. Sipas profesor Alyn Morice, drejtues i studimeve kardiovaskulore dhe ato të frymëmarrjes në Universitetin e Hull, çokollata është metoda më efektive për të ndaluar kollën se çdo ilaç tjetër.

Në një studim të bërë, pacientët me kollë provuan një medikament të ri i cili përmbante kakao (kurse pjesa tjetër provoi shurupin e kollës). Në përfundim të studimit u vu re se të gjithë pacientët që përdorën ilaçin me kakao kishin një përmirësim Brenda 2 ditëve të kollës ndryshe nga pjesa tjetër. Kjo sepse kakaoja përmban alkaloidë të cilët janë më të mirë në shërimin e kollës sesa Kodeina, një medikament ky që përdoret për trajtimin e dhimbjes.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll