Zgjedhje 2017

    Na vjen keq t'ju themi, por këto 4 ushqime përshpejtojnë plakjen

    Apr 15, 2017

    Gjithҫka që hamë ka një ndikim shumë të madh në ҫdo aspekt të trupit, edhe në plakjen e tij.

    Çdo gjë e skuqur mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në trup. Sipas Andrea Giancoli, dietolog, ushqimet e skuqura si patatet, mund të shkaktojnë inflamacion në trup dhe rrezik për sëmundjet e zemrës.

    Llojet e mishit të përpunuar, të cilat kanë një përmbajtje të lartë yndyre dhe të gjitha ushqimet që mund të kontaminohen lehtësisht. Qëndro sa më larg këtyre produkteve që shkaktojnë inflamacion në trup.

    Ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me shumë karbohidrate po ashtu janë rrezik për plakjen. Jo vetëm që ndikojnë në shtimin në peshë, por gjithashtu të krijojnë edhe rrudha. Giancoli thotë se konsumi i shumë produkteve të tilla mund të ҫojë në shterim të kolagjenit të lëkurës, aq shumë i domosdoshëm për të luftuar krijimin e rrudhave.

    Mishi i kuq është po ashtu një përbërës që ka përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Përpiqu të konsumosh sa më pak mish dhe më shumë mish pule apo fruta deti, në mënyrë që të shmangësh yndyrën e lartë që mund të shkaktohet në trup. Nëse vërtet të pëlqen mishi i viҫit, zgjidh më mirë fileto, sepse ka më pak rrezikshmëri.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll